Truri na punon më ngadalë kur jemi në shoqërinë e njerëzve irritues

15 Nëntor 2016 - 17:14      

Përveç që prish humorin, shoqëria e keqe redukton aktivitetin në korteksin paramotorik dhe më pak do të imitojmë gjestet e bashkëbiseduesit i cili nuk na pëlqen, transmeton koha.net.

Shoqëria në të cilën jemi ndikon në mënyrën se si truri ynë përpunon informatat, ndërsa gjatë shumicës së kohës vëzhgimi i bëmave të huaja rezulton në imitimin tonë të tyre, pohojnë hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore. Por, nëse gjendemi në shoqërinë e dikujt që nuk na pëlqen ose na nervozon, truri ynë dhe pjesë e tij të cilët janë përgjegjës për lëvizjen ngadalësohen, shkruan Daily Mail.

Veprimet e thjeshta të korteksit paramotorik, si imitimi i lëvizjes së bashkëbiseduesve i kemi të lindura. Por nëse jemi në shoqëri të pakëndshme, nuk imitojmë sjelljen e atij personi dhe reaksionet tona ngadalësohen, shpjegojnë hulumtuesit, transmeton koha.net.

Hulumtimet e mëhershme me temë të ngjashme kanë vërtetuar se si ngjashmëritë fizike me bashkëbiseduesin tonë po ashtu ndikojnë në punën e trurit tonë, dhe kështu do të jemi më të ndjeshëm dhe më bashkëpunues me ata që na përngjajnë më shumë fizikisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...