Doza ditore e vajit të peshkut lehtëson dhimbjet e osteoartritit

13 Nëntor 2016 - 08:08      

Miliona marrin shtesa të vajit të peshkut çdo ditë për të lehtësuar dhimbjet e nyjave, por deri tani shkencëtarët nuk kanë mundur të gjejnë dëshmi të forta për të provuar nëse ka pasur vërtetë ndonjë dobi.

Një studim dyvjeçar ka treguar që madje edhe marrja e dozës së ulët mund të reduktojë dhimbjen dhe inflamacionin e shkaktuar nga osteoartriti.

Një numër i vlerësuar prej tetë milionë njerëzish në Britani kanë ndonjë shkallë të osteoartritit, të shkaktuar nga dëmtimi në nyja, si ijët, gjunjët, kyçet e dorës, ku ka dështuar kërci i cili lehtëson lëvizjen e ashtit.

Eshtrat pastaj vijnë në kontakt dhe fërkimi shkakton ënjtjen dhe dhimbje të jashtëzakonshme, transmeton Koha.net.

Nuk ka kurim dhe shumë persona që vuajnë mbështeten tek qetësuesit antiinflamator edhe pse mund të dëmtojnë stomakun kur përdoren për një kohë më të gjatë.

Hulumtuesit nga shumë universitete dhe spitale në Australi dhe Tasmani tani kanë treguar që vaji i peshkut jo vetëm që i lehtëson simptomat e osteoartritit, por dozat e ulëta në fakt mund të jenë më efektive se të mëdhatë.

Ata kanë studiuar 200 pacientë me një mesatare të moshës 60-vjeçare dhe kanë zbuluar që ata me doza të vogla kanë dyfish më të zvogëluar dhimbjet e gjurit se pacientët me doza më të larta. Ata po ashtu kanë parë përmirësime të mëdha në lëvizshmërinë e tyre.

Në një raport për zbulimet e tyre hulumtuesit kanë thënë që “dozat e larta nuk kanë qenë superiore ndaj të ulëtave” por ende nuk kanë qenë të sigurt përse. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...