12 Nëntor 2016 - 16:15
Por, ekzistojnë edhe disa ushqime të cilat nutricionistët i rekomandojnë rregullisht për shkak të vlerave të tyre ushqyese, dhe të cilat forcojnë mbështetësin e organizmit, që njihet si skelet, dhe po ashtu i mbajnë eshtrat të forta dhe kështu parandalojnë sëmundjet si osteoporoza.
Ky ushqim është zgjedhje e përkryer edhe për të gjithë ata që kanë intolerancë në qumësht dhe produktet e tij.
1. Soja
Bima bishtajore e cila vjen në lloje të ndryshme të pasura me proteina është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit. Personat e rritur duhen të konsumojnë një mijë miligramë kalcium në ditë. Porcioni më i vogël i tofu me kalcium të shtuar përmban rreth 25 për qind të kësaj sasie, ndërsa një filxhan i fasules së sojës rreth 261 miligramë kalcium dhe 108 miligramë magnez.
2. Peshku i pasur me acidet yndyrore omega 3
Qumështi, djathi, jogurti dhe tofu nuk do t’u ndihmojnë shumë pa dozën ditore të vitaminës D e cila ndihmon trupin për të absorbuar kalciumin. Konsumi i rekomanduar ditor për persona të rritur është gjashtëqind njësi ndërkombëtare të vitaminës D, transmeton Koha.net. Në nëntëdhjetë gramë salmon fshihen gati 450 njësi, konserva e sardeleve i përmban 178 sish, ndërsa nëntëdhjetë gramë të konservës së tunës rreth shtatëdhjetë të njësi ndërkombëtare.
3. Bananet
Kjo pemë tropikale është burim i pashtershëm i kaliumit, vitaminës e cila po ashtu ndihmon shëndetin e eshtrave, por nuk do ta gjeni në listën e ushqimit për eshtra të shëndetshme. Por, pasi që në një banane fshihen rreth 400 miligramë kalium kurrsesi nuk duhet të injorohet.
4. Patatja
Për persona të rritur sasia e rekomanduar e kaliumit është 4.700 miligram. Në një patate gjenden rreth 700 miligramë kalium.
5. Bademet
Frutat arrore, sikurse edhe vaji i ullirit, janë të pasura me yndyra të shëndetshme. Eshtrave të forta u kontribuojnë me 80 miligramë kalcium sa përmbajnë tridhjetë gramë bademe, bashkë me 80 miligramë magnez, një tjetër mineral ky që i bën mirë skeletit tonë. Doza e rekomanduar ditore e magnezit është 300 deri 400 miligramë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...