Gjashtë truqe për t’u zgjuar

12 Nëntor 2016 - 09:32      

Shumë njerëz e kanë të vështirë të zgjohen herët në mëngjes dhe tingulli i alarmit që në fillim ua prishë ditën. Megjithatë, ka mënyra që sa më parë dhe me sukses të zgjoheni, transmeton koha.net.

Truqet në vazhdim që i ka publikuar Yahoo News, mund t’ju ndihmojnë që ditën ta filloni me sa më shume energji dhe dinamikë, transmeton koha.net.

1. Proteinat
Proteinat e “bindin” trurin dhe stomakun tuaj që janë të ushqyer mirë dhe të kënaqur. Një studim ka treguar se si konsumi ditor i proteinave ka rënë nën 15 për qind të kalorive totale të cilat konsumohen gjatë ditës dhe që njerëzit pas kafjallit kanë qenë shumë më të uritur dhe gjatë ditës kanë ngrënë shumë shujta më të vogla sesa ata që kanë ngrënë sasinë e mjaftueshme të proteinave. Kështu, për nxitjen e energjisë në mëngjes e dobishme është, për shembull, që të hahen vezët e ziera.

2. Çokollata
“Një copë e çokollatës së zezë ka sasi të mjaftueshme të teobrominës (e ngjashme me kafeinën), për t’u zgjuar:”, ka thënë specialisti i lodhjeve kronike, Jacob Teitelbaum. Po ashtu është e mbushur me antioksidantë dhe mund të reduktojë rrezikun nga sulmi në zemër.

3. Kafja
Kafja në studime është e lidhur me disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë reduktimin e rrezikut nga kanceri i lëkurës për 20 për qind, sulmi në zemër për madje 25 për qind, dhe vdekja e shkaktuar nga kanceri i prostatës për 60 për qind.

4. Zgjohuni herët
Njerëzit që qëndrojnë zgjuar gjatë natës hanë më shumë ushqim të shpejtë dhe konsumojnë më shumë kalori pas orës 8 në mëngjes sesa ata që shtrihen më herët dhe hanë para orës tetë. Konsumimi më i vonshëm i ushqimit është një nga arsyet e problemit që shumë njerëz e kanë me peshën dhe mungesën e energjisë.

5. Hani diçka të kërcëllitëse
Për shkak të ushqimit kërcëllitës duhet të mundoheni më shumë gjatë përtypjes, çka zgjon muskujt tuaj. Këshillë për ushqimin kërcëllitës të mëngjesit është molla – shëndeti dhe përtypja e kësaj peme do të nxisë punën e muskujve të fytyrës suaj.

6. Përgatitni shtratin
Së pari, krevati i rregulluar do të shkurtojë dëshirën që përsëri të futeni në të. E dyta, shtrirja e mbulesave po ashtu mund të nxisë punën e muskujve dhe t’ju zgjojë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...