Erëzat kundër gripit dhe të ftohtit

11 Nëntor 2016 - 14:07      

Merrni sa më shumë antioksidantë, dhe luftoni plakjen me ushqime natyrale që ju ndihmojnë të kaloni dimrin me energji. Shtojini ngjyra jetës suaj të përditshme falë erëzave, dezintoksikuese dhe që forcojnë sistemin imunitar.

Ja erëzat që ju ndihmojnë në dimër:
Karafili
Më parë karafili përdorej për të dekoruar portokallet dhe për të përgatitur një lloj vere. A e dini që të përtypësh një karafil lehtëson simptomat e të vjellës dhe të jep frymëmarrje të freskët. Vaji i saj esencial lufton lodhjen, është analgjezik dhe të jep energji.

Kurkuma e Indisë
Në fakt ajo përdoret për përgatitjen e kerrit dhe sipas studimeve ka efekte antitumorale. Përdorni kurkumanë gjatë gatimit. Për shembull për mëngjes mund të përgatisni qumështin e artë, për rreth një muaj. Falë efektit detoks përmirësoni lëkurën dhe forconi sistemin imunitar.

Xhenxhërfili
Keni dhimbje fyti? Zjeni ujë dhe priteni xhenxhërfilin e freskët në feta, shtoni një lugë mjaltë dhe lëng limoni. Ky çaj ka një efekt detoksifikues dhe falë aftësive të xhinxherit lufton gripërat e stinës.

Piperi
Varietetet e piperit janë shumë. Shtojeni në pjatën tuaj dhe do t’u japë një shije intense. Sipas studimeve, ka aftësi diuretike, antidepreësive dhe është një eliksir i rinisë duke luftuar plakjen

Mente
Rifreskon, lufton të vjellat dhe kur të zë makina, si dhe favorizon tretjen. Përgatisni një çaj menteje pas buke. Shtoni pak portokall ose mandarinë, të pasura me vitaminë C.

Arrëmyshk
Është një antiseptik i fuqishëm për të luftuar dhimbjet reumatizmale dhe për të përmirësuar procesin tretës. Por mos e ekzagjeroni. Arrëmyshku përdoret në sasi të vogla. Mund tia shtoni rizotos apo makaronave të bëra në shtëpi.

Speci djegës
Kur jeni ftohur apo keni dhimbje fyti shfrytëzoni rastin për një pjatë me makarona me vaj, spec djegës dhe hudhra, antibiotikë natyralë. Speci djegës është mbrojtës për zemrën, përmirëson qarkullimin dhe forcon imunitetin.

Shafrani
Sipas studimeve, ka një efekt antidepresiv, dhe ka antioksidantë. Është mjaft i mirë për shëndetin e syve dhe trurit. Ke provuar mjaltë me shafran? Është shumë i shijshëm.

Qimnon
Shtoni pak qimnon në perimet në avull. Sipas studimeve kundërshton veprimin e radikaleve të lira dhe stimulon dhe dezintoksikon mëlçinë, duke ndikuar në mirëqënien e organizmit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...