Qumështi, ilaç për sytë

10 Nëntor 2016 - 09:09      

Mungesa e vitaminës D në mënyrë direkte është e lidhur me zhvillimin e degjenerimit makular të lidhur me moshë, dhe burimet e saj më të mira arrijnë nga ushqimi, veçanërisht nga qumështi dhe peshku, transmeton koha.net.

Femrat me nivelin e lartë të vitaminës D kanë për dy të tretat më pak probabilitet nga zhvillimi i degjenerimit makular të lidhur me moshë (AMD), shkaku më i shpeshtë i verbërisë, ka treguar hulumtimi i Universitetit Buffalo. Kundër degjenerimit makular të lidhur me moshë nuk ka mjekim parandalues, edhe pse operacioni laserik dhe ilaçet mund të kufizojnë dëmin i cili e ka shkaktuar atë, shkruan “Daily Mail”, transmeton koha.net.

Te femrat më të reja se 75 vjeçe, niveli i vitaminës D në gjak dhe përdorimi i tij ekskluzivisht janë të lidhura me reduktimin e rrezikut nga degjenerimi makular i lidhur me moshë. Te femrat me koncentrimin më të madh të vitaminës D rreziku për t’u prekur nga sëmundja është për 59 për qind më i vogël sesa tek ato me koncentrimin më të ulët. Por sytë i mbron vetëm vitamina D, e cila fitohet nga ushqimi dhe shtesat. Koha e kaluar në diell nuk ndikon në nivelin e rrezikut. Burimet më të mira të vitaminës D në ushqim janë qumështi, peshku, margarina dhe disa lloje të drithërave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...