9 Nëntor 2016 - 08:57
Kakao është i pasur me flavanole, komponimet natyrale kimike, për të cilat ekzistojnë dëshmi që tregojnë që këto komponime ndikojnë pozitivisht në koncentrimin e yndyrave (lipideve) në gjak: trigliceridet, kolesterina LDL dhe kolesterina HDL (kolesterina e mirë), transmeton Koha.net.
Ekspertët thonë që me mbajtjen e vlerave normale të lipideve në gjak parandalohet zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare.
Efekti pozitiv i çokollatës së zezë dhe i produkteve të tjera të cilat përmbajnë kakao në vlerën e kolesterinës në gjak është më i rëndësishëm te personat me rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare.
Megjithatë, mjekët thonë që janë të nevojshme edhe hulumtime të tjera me qëllimin e përcaktimit të dozës ditore të flavanoleve, të cilat do të ishin të aplikueshme për çdo ditë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...