Lëngu i qershisë për gjumë më të mirë

6 Nëntor 2016 - 20:15      

Ata që kanë problem me gjumin dhe zgjimin, tashmë mund të provojnë një zgjidhje të re.

Një gotë me lëng qershie në mëngjes dhe në mbrëmje mund të ndihmojë njerëzit të flenë më mirë, sipas një raporti të ri.

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Louisianas në SHBA, në një studim të bërë kanë konstatuar se konsumimi i lëngut të qershisë dy herë në ditë për dy javë, i ka ndihmuar personat e përfshirë në studim në rritjen e kohës së fjetjes me 90 minuta, krahasuar me ata të cilët nuk kishin konsumuar lëng qershie.

“Lëngu i qershisë është një burim natyral i hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit”, tha bashkëautori i studimit, Frank Greenway, transmeton kp.

Këto rezultate u prezantuan në takimin vjetor të shoqërisë amerikane lidhur me ushqyerjen, në San Diego.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...