Në cilin ushqim fshihet kripa?

6 Nëntor 2016 - 13:20      

Të gjithë e dinë që ushqimet, siç janë çipsat, përmbajnë shumë natrium. Megjithatë, hulumtimi amerikan ka treguar që një numër i madh i njerëzve konsumojnë sasi të tepruar të natriumit dhe madje as nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë.

Sasia e tepruar e natriumit në trup mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, sulmin në tru dhe zemër. Po ashtu mund të ndikojë në pamje dhe të shkaktojë fryrje, ënjtje dhe rrathë të errët rreth syve.

Shumë pak natrium nga ajo që konsumojmë vjen nga kripa. Vlera e rekomanduar ditore e natriumit është rreth 1500 mg, transmeton Koha.net. Ekspertët theksojnë që njerëzit madje 75 për qind të konsumit ditor të natriumit e marrin përmes ushqimeve që nuk duken aq të njelmëta, ndërsa i quajnë “6 të njelmëtat”.

Buka
Një copë bukë mund të ketë madje 230 mg natrium, çka është rreth 15 për qind e vlerës së rekomanduar ditore. Edhe pse nuk duket shumë, mendoni për atë se sa bukë hani në të vërtetë. Tosti ose sandviçi për kafjall, ose kremi i shijshëm në bukë. Pak nga pak dhe do të vini deri të doza e rekomanduar ditore.

Produktet e mishit të thatë
Produktet e paketuara të mishit, veçanërisht të gjeldetit, përmbajnë madje 1050 mg natrium për shkak të procesit të prodhimit dhe paketimit, i cili bazohet në atë që produkti të ketë afatin më të gjatë të skadimit.

Pica
Një copë picë përmban rreth 760 mg natrium. Me fjalë tjera, vetëm dy copa picë do të përmbushin vlerën e rekomanduar ditore të konsumit të natriumit.

Pula
Mishi i paketuar i pulës shpesh përmban natrium të shtuar, për ç’arsye është e rëndësishme se si e përgatisni. Vetëm 85 g të pulës së ngrirë do të përmbajë rreth 600 mg natrium.

Supa e konservuar
Duket zgjidhje e shkëlqyeshme e shpejtë për tu ngrohur në ditët e ftohta dimërore, transmeton Koha.net. Vetëm një filxhan i supës së konservuar të pulës mund të përmbajë rreth 940 mg natrium.

Sandviçi
Buka dhe produktet e mishit të thatë vetvetiu përmbajnë shumë natrium, ndërsa bashkimi i tyre dhe shtimi i keçapit, majonezës ose mustardës në sandviç mund të shtojë edhe më shumë se 1500 mg natrium.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...