6 Nëntor 2016 - 08:08
Për disa duhanpirës mjaftojnë disa gjëra të vogla për t’i motivuar që të mos ndezin më cigare, kështu që edhe ne po ju japim disa arsye pse do të ishte mirë ta largoni këtë shprehi, transmeton Koha.net.
- Ju vjen era tym: derisa nuk e ndalni pirjen e duhanit, nuk do ta kuptoni se sa e vërtetë është kur njerëzit ju thonë që kundërmoni si shpuzore.
- Era e fortë e cigareve mbyt shqisën tuaj të aromës, por edhe të shijes. Prandaj, ushqimi për duhanpirësit është më pak i shijshëm.
- Plakja: sa më gjatë të pini duhan, më herët do të vëreni më shumë rrudha të thella se sa në fytyrën e dikujt që nuk pi duhan. Pirja e duhanit grabit oksigjenin e lëkurës dhe prandaj ngushtohen enët e gjakut.
- Kërkimi i partnerit: pasi që gjithnjë e më shumë njerëz po e lënë duhanin, nëse jeni duhanpirës i pasionuar, kjo do t’ua bëjë edhe më të vështirë ta gjeni partnerin.
- Pirja e duhanit në mënyrë drastike ndikon në potencën e meshkujve, sepse i ngushton enët e gjakut, duke përfshirë edhe ato që duhet të mbushen me gjak për të ndodhur ereksioni.
- Duhanpirësit më shpesh sëmuren nga infeksionet virusale, bakteriale dhe infeksionet e tjera.
- Ju jeni të rrezikshëm për të tjerët: 50.000 joduhanpirës vdesin çdo vit nga pasojat e pirjes së duhanit në mjedisin e tyre, transmeton Koha.net. Dhe nuk është fare çudi pasi që në tymin e cigares gjenden 4.500 kimikate të ndryshme nga të cilat 40 janë kancerogjene.
- Duhanpirësit kanë më pak fuqi për punët fizike dhe për marrjen me sport.
- Çdo muaj harxhoni për cigare mesatarisht 50 euro.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...