5 Nëntor 2016 - 22:49
Këtë zbulim e bënë një grup studiuesish të drejtuar nga Yousuke Shimoda, të Universitetit të Hokkaido, që publikuan punimin në revistën shkencore “Plant Cell”, shkruan ATSH.
Gjethet ndryshojnë ngjyrën në vjeshtë kur klorofila, pigmenti që i bën të gjelbra, përkeqësohet. Një fenomen që bën pjesë në procesin e tyre normal të plakjes, e ashtuquajtura ndjesi e gjetheve dhe që shkaktohet nga një enzimë, që quhet “mg-dechelatasi”.
Me fjalë të tjera, procesi i humbjes së klorofilës fillon me ndryshimin e saj në një përbërës tjetër, që quhet “feotinina A”, që prodhohet nga largimi i magnezit nga klorofila. Dhe këtë reaksion e shkakton pikërisht enzima “Mg-dechelatasi”.
Risia është se studiuesit japonezë kanë treguar se gjeni “Stay green” (ndryshimet e të cilit i mundësojnë gjetheve të konservojnë ngjyrën e gjelbër gjatë procesit të plakjes) përmban të dhënat për prodhimin e enzimës mg-dechelatasi. Në këtë mënyrë shfaqen në vjeshtë ngjyrat që na magjepsin të gjithëve.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...