5 Nëntor 2016 - 08:30
Në hulumtim është pohuar që njerëzit prapëseprapë hanë sasi të njëjtë të ushqimit për drekë dhe darkë.
Hulumtuesit nga Universiteti në Munchen kanë përcjellë shprehitë e gati 400 njerëzve. Pjesëmarrësit e hulumtimit kanë shkruar ditar në të cilin kanë përmendur çka hanë, kur edhe sa i rëndë (me kalori) është ushqimi që e hanë, transmeton koha.net.
Disa prej tyre kanë ngrënë mëngjes të bollshëm, disa më pak, ndërsa grupi i tretë ka kapërcyer fare mëngjesin.
Ata të cilët kanë ngrënë shumë në mëngjes, një mesatare prej 400 kalorive më shumë nga ata me shujtë më të vogël, gjatë ditës kanë konsumuar 400 kalori shtesë.
“Hulumtimi ka treguar që njerëzit njëjtë hanë për drekë dhe darkë, pavarësisht asaj se si kanë ngrënë mëngjes”, ka thënë shkencëtari Volker Schusdziarra.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...