Receta me të cilën pretendohet të jenë shëruar 45 mijë njerëz nga kanceri

4 Nëntor 2016 - 16:02      

Rudolf Brojs nga Austria i ka kushtuar jetën e tij për të gjetur kurën më të mirë natyrore, për shërimin e kancerit. Ai, në fakt, ka bërë një lëng të veçantë që jep rezultate të shkëlqyera në trajtimin e kancerit.

Rudolf shëroi më shumë se 45.000 njerëz, të cilët kanë vuajtur nga kanceri dhe sëmundje të tjera terminale me këtë metodë. Brojs tha se kanceri mund të mbijetojë vetëm me ndihmën e proteinave. Ai shpiku një dietë të veçantë, e cila zgjat 42 ditë, dhe rekomandohet vetëm pirja e çajit dhe lëngut të tij të veçantë perimesh, me panxharin si përbërës të saj kryesorë. Gjatë këtyre 42 ditëve qelizat e kancerit vdesin nga uria, ndërsa shëndeti i përgjithshëm përmirësohet. Për të përgatitur këtë lëng të veçantë duhet që perimet të jenë organike.

Përbërësit:
Panxhar (55%), karrota (20%), Selino (20%), patate (3%) Rrepka (2%)
Përgatitja

Për të përgatitur lëngun vetëm duhet të vëni të gjithë përbërësit në një blender dhe t`i përzieni mirë. Kjo është e vetmja që ju duhet për të filluar trajtimin. Ju nuk duhet të teproni me konsumimin e lëngut, por të pini aq sa trupi ju kërkon. Panxhari është i pasur me antioksidantë, C, B1, B2, vitamina B6, folate dhe minerale-kalium, fosfor, magnez, kalcium, natrium, hekur dhe zink. Panxhari është konsideruar si një nga perimet më të dobishme shëndetësore. Studime të shumta kanë konfirmuar se ai është shumë i dobishëm në trajtimin e leukemisë dhe kancerit. Panxhari mund të përdoret për trajtimin e shumë llojeve të kancerit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...