Ngrohëset, si të përmirësoni ajrin në shtëpi

4 Nëntor 2016 - 10:10      

Në këto ditë të ftohta mezi presim të ndezim ngrohëset, kondicionerë, kaloriferë apo çfarëdo qoftë. Mirëpo jo gjithmonë ato janë miq të shëndetit dhe mirëqenies.

Për të pasur një ajër të mirë në shtëpi, sipas një shkrimi që e transmeton TCh, është e rëndësishme të ndjekim disa rregulla: zakonet e përditshme të mësuara nga gjyshet dhe hapat praktikë të teknologjisë.

Kryesore është të kontrolloni temperaturën e kaloriferit. Falë termovalvulave, në fakt mund të rregullosh temperaturën mes klimës jashtë shtëpisë dhe në dhomën ku qëndroni. Për shembull, kini parasysh që dhoma e gjumit gjatë natës nuk duhet të jetë e ngrohur, pasi do bëni një gjumë jocilësor.

Lagështira
Një nga rreziqet më të shpeshta të ngrohëseve është se than ajrin. Pra ajri që thithim është shumë i thatë dhe ndjehet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, sidomos tek fëmijët dhe tek lëkura.

Pra, është e rëndësishme të lagështohet ajri. Gjyshet tona kanë përdorur tasa qeramike që e vendosnin mbi soba apo mbi kaloriferë. Ato mbeten ende efektive, sidomos nëse ujit i shtoni vajra esencialë si ajo e pemës së çajit, me veprime antivirale dhe antibakteriale, apo livando që është mjaft qetësuese.

Me fëmijë të vegjël në shtëpi, me ftohjen e motit vijnë dhe kolla dhe gripi. Për të evituar që nata të transferohet në një ankth për të gjithë familjen, është e këshillueshme të përdornin lagështuesit elektrik dhe të ngrohtë. Nëse përdoren në mënyrë korrekte, është më e lehtë për të liruar rrugët e frymëmarrjes se ilaçet si për të riturit dhe për të vegjëlit. Edhe në vasketën e lagështuesit elektrik mund të hidhni disa pika vaji esencial, perfekte për stinën e ftohtë, sidomos vaji esencial i eukaliptit.

Ajrosja
Edhe pse është ftohtë duhet të ajrosni dhomën çdo mëngjes sapo zgjoheni. Ky veprim i thjeshtë parandalon përhapjen e viruseve dhe baktereve që karakterizojnë të ftohtin e kësaj stine. Mjafton vetëm gjysëm ore për të përmirësuar ajrin brenda dhomës.

Përveç kësaj sot ekzistojnë edhe objekte pastruese të ajrit, në gjendje të jonizojnë atmosferën dhe ti japin ajrit erë të mirë në mënyrë të shëndetshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...