Mbretëria nëntokësore e baktereve rregullon ekuilibrat dhe klimën

4 Nëntor 2016 - 08:31      

Ndërtohet harta gjenetike e rreth 2 500 baktereve që jetojnë në nëntokë dhe që rregullojnë procese thelbësore për zhvillimin e jetës dhe përmirësimin e klimës.

Këto analiza, të parat në llojin e tyre, mbi këtë mbretëri nëntokësore sjellin një nga studimet gjenetikë më të gjera që nuk janë zhvilluar asnjëherë në aspektin e ekosistemit.

Studimi, që është publikuar në “Nature Communications” nga laboratori “Lawrence Berkeley” në bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, do të shërbejë për të pasuruar pemën e jetës me dhjetëra degë të reja, të mbushura me grupe dhe lloje të reja mikroorganizmash deri tani të panjohura.

Studiuesit kanë identifikuar deri në 47 grupe të reja bakteresh, që i kanë pagëzuar me emrat e profesorëve dhe studiuesve të njohur të Berkeley. Duke studiuar dinamikat e këtyre popullsive të baktereve, u zbulua një sinergji mes llojeve të ndryshme, që bashkëpunojnë mes tyre për të rregulluar proceset kritike të planetit, si ciklin e karbonit, të azotit dhe prodhimin e gazrave me efekte serë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...