2 Nëntor 2016 - 16:07
Me gjithë besimin e popullarizuar, femrat janë më shumë tipa vizuale sesa meshkujt. Derisa meshkujt admirojnë femrën, damat në detaje studiojnë çdo detaj. Megjithatë, vajzat janë të zhdërvjellëta dhe analizën e tyre e bëjnë në mënyrë të fshehtë, ndërsa meshkujt këtë gjë e bëjnë mënyrë më pak diskrete, transmeton koha.net.
Sytë – Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm. Nëse shikimi është plot vetëbesim dhe i hareshëm, kjo do të tërheqë vëmendjen. Largimi i shikimit dhe shmangia e kontaktit të qëllimshëm me sy, nuk duket shumë tërheqës.
Buzëqeshja – Buzëqeshja mund të tregojë shumë për femrën. A është e ëmbël apo origjinale, apo ashiqare e shtirur dhe e rreme? Po ashtu, disa meshkuj do t’i tërheqë buzëqeshja e fortë që tingëllon shumë, ndërsa disa të tjerëve do t’u interesojë vajza e cila buzëqeshët në mënyrë të brishtë.
Shoqëria – Besoni apo jo, meshkujt tremben shumë nga grupet e mëdha të femrave. Kjo nuk është aspak çudi, çdokush ka frikë nga refuzimi, veçanërisht para publikut. Cili është numri ideal? Tri. Dy shoqe do të mund të largohen lehtazi pak nga ju, kur ju afrohet një mashkull tërheqës.
Flokët – Meshkujt nuk kanë shumë njohuri për preparatet për kujdesin të flokëve të cilat i përdorni, por parapëlqejnë të jenë të buta dhe të kenë aromë të mirë. Madje 44 për qind e meshkujve thonë që flokët janë gjëja e parë që vërejnë tek femra, 26 për qind së pari shikon veshjet, ndërsa vetëm një për qind e meshkujve së pari shikon këmbët e femrës.
Grimi – Nëse keni aq shumë grim, saqë fytyra juaj duket si e vizatuar, meshkujt do ta pyesin veten nëse ka ndonjë gjë që doni ta mbuloni. Asnjë person nuk dëshiron gjurmë të pudrës në fanellë pasi që ju përqafon.
Dekolteja – Meshkujt do të pëlqenin që të gjitha femrat të zbërthejnë dy pullat e para në fanellë, dhe këtë nuk e fshehin. Mirëpo, shumica e meshkujve nuk vlerëson femrat e veshura në mënyrë agresive dhe vulgare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...