Të përdorësh parfum edhe në... kërthizë

2 Nëntor 2016 - 15:14      

Në këtë rast ia vlen vërtetë shprehja e çuditshme por e vërtetë. Parfumi është pjesë e të përditshmes së shumë femrav. Në varësi të zgjedhjes, ju ndihmon të ndiheni seksi, e freskët dhe e përgatitur për ditën.

Teksa shumica prej nesh e hedhin parfumin në qafë dhe në kyçet e dorës, ekspertët thonë se nuk është e gjitha. Në fakt ju duhet të vendosni parfum edhe në kërthizën tuaj.

Por pse duhet kjo?
Steven Claisse, pronar i një kompanie parfumesh, Takasago, është shprehur se kërthiza nuk përdoret vetëm për pirsing, por nëse hidhni disa pika parfum në të do të jetë një mrekulli.

“Çfardo zone e trupit tuaj që rezaton nxehtësi përhap parfumin, dhe kërthiza e bën këtë”, thotë ai.

Edhe ekspertja britanike e parfumeve, Ruth Masternbroek pranon se është një nga vendet më të mira për parfumin tuaj.

Kjo ndodh pasi parfumi aplikohet mbi pulse, dhe kjo është arsyeja që vendoset në qafë dhe në kyçin e dorës. Nxehtësia e trupit nis nga pulsi tek kërthiza juaj, prandaj është e dobishme të hidhni dy pika parfum edhe në kërthizë.

Por ekspertët thonë se nuk është vetëm kërthiza. Më herët Mastenbroek tha për DailyMail se parfumi mund të vendoset edhe tek brrylat dhe gjunjtë, transmeton tch. Gjithashtu vend i çuditshëm janë edhe këmba dhe kyçi i saj, për më tepër kur janë në këpucë të hapura. Për shkak se ato janë në lëvizje gjatë gjithë kohës, ju ndihmon të përhapni parfumin tuaj.

Pra, herë tjetër kur të vendosni parfum, kujtohuni se më e rëndësishme është ku e vendosni atë se sa shishja që zgjidhni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...