Grimi i duhur që ju tregon më të reja

2 Nëntor 2016 - 10:43      

Nëse din ta përdorësh me inteligjencë grimi i duhur të ndriçon fytyrën, të thekson shikimin dhe të nxit buzëqeshjen.

E kush nuk ka dëshiruar që të dukej 10 vjet më e re? Grimi i duhur të ndriçon fytyrën, të thekson shikimin dhe të nxit buzëqeshjen. E rëndësishme është të dish përdorësh grimin me inteligjencë. Bëni sikur koha nuk ekziston dhe nuk është objektivi juaj. Nisni të tregoni me krenari vitet tuaja dhe të vlerësoni bukurinë.

Ndriçimi

Çfarë përdorni për ‘make up’? Kujdes, fondotinta dhe produktet që të mbulojnë rrezikojnë lëkurën dhe të rëndojnë. Kremrat me tone të lehtë dhe të shndritshëm të ndihmojnë t’i jepni dritë lëkurës me ëmbëlsi.

Bukuria rutinë

Sekreti i një lëkurë të butë dhe të shndritshme është kujdesi i përditshëm që i kushtojmë. Evitoni trukun e përditshëm, përdorimin e një make up të rëndë dhe të hiqni trukimin para se të flini. Lëkura ka nevojë të marrë frymë.

Si e bën

E shpërndani fondotintën me gishta? E gabuar. Mënyra më e mirë për të përhapur produktin është të hidhni një sasi të vogël dhe ta shpërndani me penel, duke nisur nga qendra e fytyrës. Kjo do të të ndihmojë të shpërndani më mirë ngjyrën duke reduktuar papastërtitë.

Recetat e bukurisë

Nëse keni një lëkurë delikate fokusohuni tek produktet e freskëta dhe natyrale. Vaji vegjetal, kripa e detit dhe kosi janë një maskë e mirë skrabi për të masazhuar fytyrën dhe trupin, ideale për të hequr qelizat e vdekura, për të ushqyer dhe ndriçuar lëkurën.

Jo ngjyra të errëta

Mos e ngarkoni shumë syrin me hije të errëta dhe doza të ekzagjeruara tonesh. Pluhurat të theksojnë rrudhat. Mësohuni të përdorni pak dhe ta vendosni me durim dhe kujdes.

Ngjyrat e tua

Portokalli dhe rozë për të dhënë një pamje të ngrohtë me ëmbëlsi, e kuqja një klasike e madhe dhe shkëlqim për një elegancë. Konsultohuni me një ekspert dhe fokusohuni tek nuancat për të përmirësuar fytyrën. Me një buzëkuq të errët buzët do të duken më të lehta.

Pak shkëlqim

Theksoni vetullat me një laps me hijen e duhur, kjo do ju ndriçojë shikimin. Mos e trukoni pjesën e poshtme të syrit dhe kufizohuni në një ‘make up’ të lehtë në qepalla. Përdorni rimel që të thekson qerpikët.

Vetulla

Vetullat e tua janë katandisur në një vijë të hollë? Kërkoni ndihmën e një eksperti. Ndiq linjën e fytyrës tënde duke i shmangur të gjitha qimet. Vetullat i japin forcë shikimit tuaj dhe janë aleate të bukurisë.

Zgjidh

Ose sytë ose buzët. Mos e mbingarkoni fytyrën. Përqendroheni vëmendjen vetëm në një detaj dhe kjo do i japë forcë të gjithë fytyrës. Një ‘make up’ i lehtë të jep mundësi të shfaqesh më mirë, thekson bukurinë tuaj me elegancë dhe i jep shkëlqim fytyrës.

Çështje marke

Mos u besoni të gjitha atyre që ju thonë dhe mësoni të lexoni mirë etiketat. Zgjidhni produkte të thjeshta dhe me cilësi. Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për lëkurën është durimi, me një ushqyerje të mirë dhe pak sport dhe… sigurisht shumë lumturi! 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...