1 Nëntor 2016 - 16:06
Studimi evropian i vitit 2002 ka konkluduar që gjasat për të mbetur shtatzënë janë dyfish më të mëdha te femrat nën moshën 27-vjeçare, krahasuar me femrat më të vjetra se 35 vjet. Plakja shkakton ndryshim në formën e ovulimit, zvogëlim të numrit të vezëve, por edhe rrit mundësitë për gjendje mjekësore dhe gjinekologjike (siç janë endometrioza ose shtypja e lartë e gjakut), që mund të rrezikojnë ngjizjen, por edhe shtatzëninë.
Ekspertët pajtohen se të njëzetat janë vitet më të mira që femra të ngelet shtatzënë.
Në kundërshtim me atë që shumë njerëz besojnë, mosha ndikon edhe në fertilitetin e meshkujve. Sasia e spermës bie me plakjen e mashkullit. Edhe pse meshkujt mund të bëhen etër edhe në moshë të vjetër, rreziku që fëmija të lindë me çrregullime të kromozomeve, sidomos sindromën Down, rritet pas moshës 35-vjeçare te meshkujt sikurse edhe te femrat.
Pas të dyzetave më shumë se një e treta e shtatzënive përfundon me dështim. Nëse jeni më të rinj se 35, shumica e gjinekologëve nuk do t’ju udhëzojnë te specialisti për të shëruar infertilitetin, përderisa nuk keni provuar për të mbetur shtatzënë për një vit.
Përafërsisht, një në 1400 fëmijë, të lindur nga nënat në të njëzetat e ka sindromën Down, përderisa rreziku rritet përafërsisht për një në 100 fëmijë, nëse nëna është në të dyzetat, transmeton koha.net.
Si shoqëri në tërësi, gjithnjë e më vonë vendosim që të lindim fëmijë. Në dhjetë vitet e fundit, mosha mesatare në të cilën femrat vendosin për fëmijën e parë ka shkuar nga 26 në 29.4 vjet. Derisa prindërit tanë kanë filluar familjet e tyre në fillim të njëzetave, kohërat kanë ndryshuar.
Femrat, në fakt lindin me të gjitha vezët që ato do t’i kenë ndonjëherë në vezoret e tyre. Përderisa, kjo është gati një milion në lindje, për shkak të atrofive të natyrshme, ai numër bie në rreth 300.000 deri në fillimin e pubertetit.
Kjo nënkupton edhe një ndryshim të rëndësishëm, sepse meshkujt prodhojnë spermë gjatë gjithë jetës së tyre.
Edhe pse ka shumë përparësi nga shtatzënitë e mëvonshme, si përparimi në karrierë, stabiliteti financiar dhe përvoja jetësore, shumë gra nuk e kuptojnë që kjo do të thotë se nuk do të jetë aq lehtë që ato të mbeten shtatzënë.
Sipas statistikave, një njëzetvjeçare ka rreth 20 deri 25 për qind shanse për shtatzëni gjatë secilit cikël menstrual. Pas moshës 25-vjeçare fertiliteti fillon të bjerë gradualisht dhe shanset për ngjizje pas çdo cikli menstrual zvogëlohen, ndërsa në moshën 35-vjeçare janë 10 për qind më të vogla. Pas moshës 35-vjeçare plleshmëria bie më shpejt, sepse ka më pak vezë kualitative në vezore, kurse gjendja hormonale dhe riprodhuese bëhen më pak të favorshme. Por shumë femra nuk arrijnë të mbesin shtatzëna dhe të kenë shtatzënësi të shëndoshë në të dyzetat.
Pa marrë parasysh statistikat, këshillat më të mira të cilat ju mund t’i dëgjoni pa marrë parasysh moshën janë që të relaksoheni, të keni marrëdhënie të rregullta seksuale, të ushqeheni mirë dhe me balancë, të merreni me ushtrime trupore dhe t’u shmangeni duhanit dhe alkoolit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...