31 Tetor 2016 - 12:07
Yahoo Health, transmeton Koha.net, është munduar të mbledhë të gjitha dobitë që njerëzit i kanë nga ecja dhe t’i rrumbullakojë në dhjetë urdhëresa për jetë të shëndetshme përmes ecjes:
Ecja zgjat jetën – ka treguar hulumtimi i publikuar në vitin 2011, i kryer në gati 28 mijë njerëz në mes moshës 40 dhe 79 vjeçare dhe i cili ka zgjatur 13 vjet.
Ecja redukton rrezikun nga diabeti –mjafton gjysmë ore në ditë për parandalimin e shfaqjes së diabetit 2, ka treguar hulumtimi nga viti 2002.
Me ecje ushtroni trurin – 14 kilometra në javë ndihmojnë në rritjen e materies gri në tru, çka redukton rrezikun nga dëmtimet kogniteve dhe problemet me koncentrim, kujtesë dhe të menduar. Tetë kilometra në ditë mbrojnë kujtesën dhe pjesët e trurit përgjegjëse për mësim tek personat me sëmundjen e Alzheimerit.
Ecja redukton tensionin – gjysmë orë në ditë, tri deri pesë ditë në javë janë të mjaftueshme për ndryshimet e ndjeshme të tensionit për mirë, madje edhe kur ecja nuk është në vazhdimësi.
Ecja është e shkëlqyeshme për eshtrat – një kilometër e gjysmë ecje në ditë forcon eshtrat në menopauzë, ka treguar hulumtimi nga viti 1994, ndërsa eshtrat e atyre që ecin përndryshe humbin forcën katër deri shtatë vjet më vonë se tek ata që nuk ecin.
Ecja redukton rrezikun nga sulmi në zemër – 20 ose më shumë kilometra në javë reduktojnë rrezikun nga sulmi në zemër përgjysmë, është rezultati i hulumtimit në 11 mijë njerëz.
Ecja përmirëson disponimin –vetëm gjysmë orë në shiritin për ecje redukton tensionin dhe largon depresionin më shpejt se antidepresivët, thotë hulumtimi i publikuar në “Journal of Sports Medicine”.
Me ecje shpenzohen kaloritë – njëzetë minuta ecje në ditë heqin më shumë se tre kilogramë në vit.
Ecja zgjidh problemin e pagjumësisë – gjatë mëngjesit shëtisni 45 minuta dhe do të flini si bebe, derisa shëtitjet e natës kanë efekt të kundërt, thonë hulumtuesit në qendrën “Fred Hutchinson” në Seattle.
Ecja është e mirë për zemër – tri apo më shumë orë ecje në javë redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës te femrat, ka treguar hulumtimit në 72 mijë të testuar, ndërsa hulumtimit paralel në meshkuj ka treguar reduktimin e rrezikut për madje 50 për qind.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...