Bëhuni dentisti i vetvetes

30 Tetor 2016 - 17:50      

Kur keni të bëni me heqjen e gurit në dhëmbë, dhe keni fobi nga dentisti i cili do të ishte zgjidhja e parë, atëherë një gjë të tillë mund ta bëni edhe në kushte shtëpie.

Gurët në dhëmbë nënkuptojnë grumbullimin e mineraleve dhe depozitimit të copave të ngurta, transmeton kp.

Mënyra për të trajtuar këtë problem pa ndihmën e dentistit

Ju nevojiten:

Brushë të dhëmbëve

Filxhan

Pajisje dentare

Peroksid hidrogjeni

Sode bikarbone (që është përbërësi më i përdorur për largimin e pllakës dentare)

Kripë

Antiseptik për larjen e gojës

Përzieni një lugë gjelle sode bikarbone me ½ lugë gjelle kripë në gotë. Për ta tretur masën përdorni brushën e dhëmbëve duke e njomur në ujë. Filloni të lani dhëmbët duke bërë lëvizje rrethore dhe pështyni pjesën që mbetet. Për rreth 5 minuta bëjeni të njëjtën lëvizje.

Më pas, përzieni masën me ujë të ngrohtë dhe një filxhan peroksid hidrogjeni dhe lani dhëmbët me të. Kjo duhet të përzihet derisa të përfundojë e tërë përzierja si dhe në fund shpëlajeni gojën me ujë të ftohtë.

Në fund, shpëlajeni gojën përsëri me antiseptik për shpëlarje të gojës. Procesi duhet të përsëritet pas çdo dy ditëve deri sa të arrini rezultat të mahnitshëm.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...