30 Tetor 2016 - 17:15
Jo të gjitha femrat kanë prirje ose njohuri për formën dhe heqjen e tyre. Prandaj, në rastet kur nuk jeni të sigurt se si të formësoni vetullat, le ta bëjë këtë fillimisht eksperti/ja e grimit, shkruan sot Koha Ditore.
Ato, ndoshta janë edhe pjesa më e rëndësishme e secilës fytyrë. I japin definicion, shprehje, e bëjnë karakteristike dhe mund edhe ta ndryshojnë atë.
Gabimet më të shpeshta në raport me to fillojnë që nga heqja. Kështu thotë profesionisti I grimit, Arbnor Aliu. Ai rendin disa prej tyre, të cilat këshillon që të shmangen. Siç thotë ai, t’i heqësh vetullat çdo ditë është një veprim shumë i gabuar. Madje, ai sugjeron që pastrimi i tyre të bëhet jo më shpesh se një herë në tri javë.
“Kjo kohë është e mjaftueshme që qimet të rriten në çdo anë që dalin dhe vetullat të bëhet e njëtrajtshme. Vetullat e hequra shumë nuk të japin një pamje të bukur, përkundrazi vetullat e plota e të trasha janë ende në modë. Lëre piskatoren mënjanë për disa javë”, thotë Aliu.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...