Si ta përkrahni mikun në telashe

29 Tetor 2016 - 19:52      

Kur dikush është i padisponuar për diçka që i ndodh në jetë, më së miri e disponon personi i dashur i afërt.

Ka disa mënyra për të treguar përkrahjen tuaj, dhe që njëkohësisht mos ta lëndoni pa qëllim mikun në telashe.

Mbajeni brengën tuaj për vete. Nëse e dini se personi juaj i dashur po kalon nëpër një periudhë të vështirë, është e natyrshme të filloni të brengoseni për të. Mirëpo, fakti se dikush po brengoset për të, atij personi i shkakton edhe një shqetësim shtesë, madje do të përpiqet ta zbusë problemin vetëm që ju të brengoseni më pak, transmeton Koha.net. Prandaj, drejtojeni energjinë tuaj drejt përkrahjes në vend që të llomotisni se çka mendoni ju se duhet të bëhet, ose që zëshëm ta thoni se sa shumë brengoseni, sikur kjo do të ndihmonte.

Le ta kenë të qartë, se jeni aty për ta kur të kenë nevojë për ndihmë, e atëherë jepuni hapësirë.

Secili duhet ta kalojë pikëllimin, stresin ose ta shërojë zemrën e thyer në mënyrën e vet. Nuk ka nevojë që ta përsërisni vazhdimisht që jeni krahu ku ata mund të qajnë - do ta kërkojnë atë po të kenë nevojë. Fakti që ata e dinë se kanë tek kush të mbështeten është ngushëllim më vete.

Mos e zvogëloni fatin tuaj. Mos ua thoni në fytyrë se e keni gjetur personin tuaj ideal ose se keni fituar rritje rroge. Por, nëse pas disa mossukseseve keni takuar dikë të mrekullueshëm, ndërsa mikja juaj sapo ka ndërprerë një lidhje serioze premtuese, paraqiteni atë si shembull se nuk është gjithçka e humbur.

Tregoni se mendoni në ta edhe në mënyra tjera. Ftoni ata në ngjarje për të cilat e dini se ata do të kënaqen, dërgoni videoklipe qesharake, ose thirrni vetëm që të dëgjoheni me ta.

Detajet të cilat i disponojnë ia përkujtojnë personit se dikush kujdeset për ta dhe i jep motivim për të dalë nga problemi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...