Strategjia espresso – metodë ideale për t’u relaksuar

30 Tetor 2016 - 08:06      

Mësoni se si të relaksoheni në mënyrë kualitative kur keni shumë pak kohë për të larguar stresin dhe energjinë negative.

Trupin shpesh e trajtojmë si pajisje apo aparat. Presim që thjesht të funksionojë, ndërsa shqetësimet e vogla i injorojmë apo tentojmë t’i zgjidhim me ilaçe, transmeton Koha.net. Obligimet e mëdha dhe stresi nuk na lënë shumë kohë për pushim dhe qetësinë aq shumë të nevojshme.

Autori i njohur gjerman në librin e tij “Strategjia Espresso” na jep këshilla të dobishme se si të relaksohemi në mënyrë efikase për një kohë të shkurtër, për shembull derisa jemi të ulur para kompjuterit apo derisa përgatisim kafenë.

Stresi afatgjatë është shkaku kryesor i lodhjes, i shumë sëmundjeve dhe i të ashtuquajturës sindromë burnout. Veçanërisht të shpeshta janë sëmundjet psikike për shkak të të cilave njerëzit fillojnë të dyshojnë në vete, punën dhe mjedisin e tyre. Për ata që nuk kanë kohë për pushim më të gjatë, kryesore janë pauzat e shkurtra. Kur një herë i integroni në jetën e përditshme, obligimet do të mund t’i kryeni në mënyrë më relaksuese dhe me më shumë sukses”, pohon autori.

Idetë më të mira i kemi kur nuk bëjmë asgjë.

Mjeshtëria e pauzës kreative përbëhet nga frymëmarrja e drejtë dhe përqendrimi i mendjes në pjesë të caktuara të trupit. Si espresso - pija e shpejtë dhe e fortë në të cilën e gjithë aroma e begatshme e kafesë së mirë gjendet në vetëm disa gllënjka. Disa nga situatat e përditshme në të cilat të gjithë mund t’i lejojmë vetës pauzë të shkurtër janë:

Para kompjuterit
Mendimet orientoni në sy. I mbyllni shkurt, i hapni dhe pastaj i mbyllni përsëri. Në gjendje të mbyllur i përqendroni apo orientoni në anën e majtë dhe pastaj të djathtë, pastaj lartë, poshtë, në mes, dhe në fund bëni rreth dhe hapini përsëri në mënyrë të vetëdijshme.

Në stacion
Shfrytëzojeni momentin e pritjes dhe koncentrohuni në gjunjë. Forcojini në mënyrë të vetëdijshme dhe pastaj lirojini nga presioni. Përqendrohuni pastaj në duar dhe gishta. Në mënyrë të fortë shtrëngoni grushtin dhe pastaj relaksoni përsëri duart. Ushtrimin përsëriteni disa herë me radhë.

Përgatitja e kafesë
Koncentrohuni në mes të trupit. Si ndihet ajo pjesë e trupit tuaj? Çfarë sinjalesh ju dërgon? Merrni frymë thellë në maksimum dhe nxirreni frymën jashtë me bark. Pastaj të njëjtën gjë përsëriteni me vithe dhe ije.

Në ashensor
Në mënyrë të vetëdijshme kaloni me mendime nëpër tërë trupin. Së pari nga skalpi dhe veshët deri te mjekra. Merrni frymë shkurt, ngrijeni nofullën e poshtme dhe nxirreni frymën jashtë, transmeton Koha.net. Pastaj përqendrojuni në qafë, përsëri merrni frymë dhe nxirreni jashtë dhe vazhdoni teposhtë: përsëriteni ushtrimin me gjoks, supe, shpinë, ije, kofshë, gjunjë, pjesën e këmbëve nën gjunjë dhe shputa.

Në dyqan
Prisni në radhë...vetëdijshëm ngrini supet duke marrë frymë dhe pastaj lëshojini duke nxjerrë frymën jashtë. Përsëriteni sa më shumë herë që është e mundshme, dhe në fund paramendoni që e gjithë energjia negative dhe e shpenzuar largohet nga trupi juaj.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...