Shkenca vërteton se njerëzit e pasur nuk vërejnë të tjerët apo problemet e tyre

29 Tetor 2016 - 14:19      

Askush nuk mund t’i kushtojë vëmendje çdo gjëje që ata hasin, ne thjeshtë nuk kemi kohë të mjaftueshme e as kapacitete mendore për të. Por shumica nga ne, bëjnë përpjekje për të njohur njerëzit e tjerë, ndërsa pasuria me sa duket mund të ndryshojë këtë, transmeton koha.net.

Hulumtimet me njerëzit tregojnë se si paraja ndryshon mënyrën se si i shohim njerëzit, dhe që të pasurit janë të pavëmendshëm për të tjerët dhe problemet e tyre.

Një artikull i botuar në revistën shkencore psikologjike “Psychological Science”, në të cilën psikologët e Universitetit të New York tregojnë se njerëzit e pasur i kushtojnë shumë pak vëmendje kalimtarëve në rrugë, për të mos thënë që si vërejnë fare.

Në këtë artikull, hulumtuesit shpjegojnë eksperimentin që kanë kryer për të matur efektet e klasës shoqërore në atë që quhet “rëndësia motivuese” të qenieve të tjera njerëzore, transmeton koha.net.

Sipas psikologëve, ne motivohemi t’i kushtojmë vëmendje asaj që e vlerësojmë më shumë, qoftë për shkak se na kërcënon apo na ofron ndonjë lloj shpërblimi.
Ekipi i NYU ka studiuar 61 persona duke ecur në rrugë me syzet e mençura të Google, ndërsa kanë kuptuar se njerëzit që kanë identifikuar vetën si të pasur nuk kanë mbajtur sytë te njerëzit në rrugë aq sa të tjerët që e kanë identifikuar vetën si persona të klasës së ulët, ndërsa edhe një hulumtim online me 400 persona ka rezultuar se njerëzit e pasur nuk u kushtojnë vëmendje gjërave aq sa njerëzit me më pak para.

Sipas hulumtimit një përqindëshi i botës, që janë të pasur, nuk janë aq shumë të shqetësuar në lidhje me mangësitë e të ardhurave shoqërore, por kanë një disavantazh, pasi të pasurit depozita të mëdha të parave, zvogëlon aftësinë për të përjetuar të mirat e marrëdhënieve të ndër personale, e cila mund të jetë pjesa më e dobishme e përvojave të njerëzve dhe sekreti i lumturisë, sipas një studimi 50 vjeçar të Harvard.

Njerëzit janë bërë që të jenë pjesë e komuniteteve, dhe pa këtë ekziston rreziku i vetmisë, cila është e dëmshme për shëndetin, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, depresionit, e mund të shkaktoj edhe vdekje të parakohshme. Privilegji vjen me një çmim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...