Feja ndihmon për vetëkontroll

29 Tetor 2016 - 08:42      

Mendimet për fenë u japin njerëzve më shumë vetëkontroll më vonë në punët e tjera, sipas rezultateve të hulumtimeve të kryera së fundi nga universiteti Queen’s, transmeton koha.net.

“Pas deshifrimit të fjalive që përmbanin fjalë me orientim fetar, pjesëmarrësit në studimet tona kanë pasur më shumë vetëkontroll”, ka thënë Kevin Rounding, student i psikologjisë dhe udhëheqës i studimit.

Pjesëmarrësve të studimit u janë dhënë fjali me pesë fjalë për t’i zbërthyer. Disa kanë përmbajtur terma fetare e disa jo. Pasi i kanë zbërthyer fjalitë, pjesëmarrësve u është kërkuar që të kryejnë disa detyra që kanë të bëjnë me vetëkontrollin, duke përfshirë parehatinë e vazhdueshme, kënaqësinë e vonuar, durimin e skajshëm dhe shmangien nga reagimet impulsive. Pjesëmarrësit të cilët kanë pasur fjali me terme religjioze kanë pasur më shumë vetëkontroll në kryerjen e detyrave. “Zbulimi ynë më interesant është se konceptet fetare ishin në gjendje të rifreskonin vetëkontrollin edhe pasi ishte shpenzuar nga një detyrë krejt tjetër”, ka thënë Rounding, transmeton koha.net.

“Me fjalë tjera, edhe atëherë kur ne do të parashikonim që njerëzit nuk do të jenë të aftë për vetëkontroll, pas kryerjes së temave religjioze ata e kanë mposhtur logjikën dhe ishin në gjendje të zotëronin vetëkontrollin”. “Deri tani kam besuar që feja ishte punë besimi: njerëzit kishin pak dobi “praktike” nga religjioni”, ka shpjeguar Rounding. “Ky hulumtim ka sugjeruar se feja mund të shërbejë shumë për funksionimin e shoqërisë. Njerëzit mund t’i drejtohen religjionit jo vetëm prej frikës nga vdekja dhe mendimet për jetën pas vdekjes, por po ashtu edhe për qëllime praktike”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...