Zbulohet proteina e lidhur me kancerin në mushkëri

28 Tetor 2016 - 11:06      

Një grup shkencëtarësh të Koresë së Jugut kanë zbuluar një proteinë të re, që lidhet me shkakun e kancerit të mushkërive, deklaroi Ministria koreanojugore e Shkencave.

“Ekipi i drejtuar nga Lee Chang-Hwan i Universitetit të ‘Kolegjit të Mjekësisë Ulsan’ zbuloi se proteina e quajtur USE1 u gjet më shpesh tek pacientët me kancer të mushkërive pas analizimit të ADN-ve të tyre”, tha i njëjti burim.

Ministria u shpreh se “zbulimet mund të përdoren më tej për zhvillimin e barnave për trajtimin e kancerit të mushkërive”.

“Thelbi i hulumtimit është se kemi zbuluar proteinën kryesore në lidhje me kancerin e mushkërive”, nënvizoi Lee.

“Proteinat USE1 gjenden shpesh në kancerin e mushkërive dhe mutacionet e dëmshme në USE1 zgjasin gjysmën e jetës së proteinave duke bërë të mundur formimin e tumorit”, sipas studimit.

Çdo vit, më shumë se një milion njerëz vdesin për shkak të kancerit në mushkëri anembanë botës, pasi diagnoza është e vështirë për t’u zbuluar shpejt për shkak të mungesës së simptomave.

Hulumtimi është financuar nga Ministria e Shkencave, ndërsa rezultatet janë publikuar nga gazeta e Institutit Kombëtar të Kancerit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...