28 Tetor 2016 - 08:20
Ngjashëm me krimbin, pikaia gracilens ishte lloj i kordateve primitive fosilet e vetme të të cilave janë gjetur në shkëmbinjtë e petëzuar të Burgess Shale, në parkun nacional Yoho, në lindje të Kanadës.
Kjo krijesë ka pasur miomere, muskujt që janë tipike për kurrizorë, theksojnë në studimin e publikuar në revistën “Biological Reviews” Simon Conway Morris dhe Jean-Bernard Caron nga Universiteti në Toronto. Duke iu falënderuar progresit të teknikave hulumtuese, veçanërisht të mikroskopit elektronik dy shkencëtarët kanë arritur të vërtetojnë hipotezën të cilën Conway Morris e ka paraqitur qysh në vitet 70-ta të shekullit të kaluar, por nuk ka pasur mundësi ta dëshmojë me përshkrim të saktë, transmeton koha.net.
Fosilet e para të pikaies i ka gjetur në fillim të shekullit 20 paleontologu amerikan. Charles Doolittle Walcott.
Conway Morris dhe Caron kanë konstatuar që pikaia, organizmi me trup të butë ka poseduar miomere. Sigurisht, që ata muskujt janë zhdukur para shumë kohësh, por shkencëtarët kanë arritur të identifikojnë indet lidhëse për të cilët kanë qenë të lidhur.
“Karakteristikë veçanërisht e rëndësishme e kësaj kafshe është prania e të ashtuquajturave notokorde, struktura kërci të cilat tek kurrizorët shndërrohet në bosht kurrizor,” ka thënë shkencëtari kanadez.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...