27 Tetor 2016 - 10:13
Sipas raportit, popullata globale e peshqve, ujë-tokësoreve, zogjve dhe gjitarëve është më e vogël për 58 përqind se në vitin 1970.
Nëse shikohet kështu, deri në vitin 2020 bota e egër mund të zvogëlohet për dy të tretat. Në këtë kohë do të hyjnë në fuqi obligimet e marra nga marrëveshja e Parisit rreth ndryshimeve klimatike, si dhe zbatimi i masave të para për mbrojtjen e ambientit si pjesë e Planit të ri global për zhvillimin e qëndrueshëm. Arritja e qëllimeve ndërkombëtare të diversitetit biologjik deri me 2020 do të kontribuoj arritjes se reformave brenda sistemeve botërore të prodhimit të ushqimit dhe energjisë me qëllim të mbijetesës të specieve të egra kudo në botë.
Në raport WWF-i përdor Indeksin e planetit të shoqërisë zoologjike të Londrës (angl. Zoological Society of London, ZSL) për përcjelljen e trendeve të specieve të egra.
„Me sjelljen njerëzore po ndikohet zvogëlimi i i specieve te egra kudo në planet, dhe ndikimi më së shumti po vërehet në habitatet e ujërave të ëmbla. Por është me rëndësi të theksohet se është fjala për zvogëlimin dhe jo ende zhdukjen. Në duhet që të bëjmë të gjitha përpjekjet për promovimin e rimëkëmbjes së këtyre popullatave, dhe ruajtjes së natyrës dhe specieve të rralla në regjionin tonë,” theksoj drejtori i WWF Adria Martin Šolar.
Kërcënimet kryesore ndaj specieve të gjetura në raport janë të ndërlidhura direkt me aktivitetet e njerëzve, prej humbjes së habitateve deri të shkatërrimi dhe përdorimi i tepruar i specieve të egra. E ardhmja e planetit është e pasigurt në këtë kohë kur njerëzimi ndikon më së shumti në ndryshimet në Tokë, dukë përfshirë edhe zhdukjen e mundshme të gjashtë masive. Këtë periudhë të re veç se e quajmë anthropocen.
Nëse e kuptojmë se pse jemi duke hyre në këtë periudhë të re, mund edhe të gjejmë zgjidhje për kthimin e ekosistemeve nga të cilat varemi.
Raporti tregon se prodhimi i ushqimit për përmbushjen e nevojave të popullatës në rritje është duke na dërguar në shkatërrimin e habitateve dhe specieve të egra. Për momentin bujqësia merr një të treten e sipërfaqes tokësore dhe është përgjegjëse për gati 70 për qind të ujit të harxhuar.
Raporti përfshin hulumtimin e organizatës Global Footprint Network me të cilën tregohet se njerëzimi për momentin është duke harxhuar burimet sa 1,6 planetë, që të sigurohen mallra dhe shërbime që i përdorim çdo vjet.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...