Rekreacioni - i domosdoshëm edhe në pleqëri

26 Tetor 2016 - 14:29      

Përllogaritjet thonë që në vitin 2050 në Gjermani do të jetojnë 30 milionë njerëz më të moshuar se 60 vjet, të cilëve duhet t’u mundësohet që sa më gjatë të jenë të pavarur, për çka në masë të madhe mund t’u ndihmojë programi sportiv i menduar për këtë qëllim.

Të moshuarve u rekomandohen ushtrime më pak të lodhshme për mbajtjen e kondicionit dhe ushtrime për rritjen e forcës dhe balancës, transmeton Koha.net. Ata që tashmë ushtrojnë rregullisht theksojnë që ushtrimet janë shumë të dobishme për ta dhe i rekomandojnë për të gjithë.

Në fakt ky është thelbi programit të treningut “Fit për 100”, të cilin e ka zhvilluar Universiteti Sportiv i Kölnit. Me dy orë ushtrime gjatë javës, të moshuarit duhet të bëhen mjaft fit për jetën e përditshme.

Ngritja, ngjitja e shkallëve, shëtitja, por edhe kujdesi i pavarur për nevojat e përditshme bëhet më i lehtë në këtë mënyrë. Programi është paramenduar me objektiva të caktuara, nuk bëhet fjalë për çfarëdo lëvizje dyorëshe, por për trening me objektiva ta caktuara, shpjegon Frank Nieder nga Universiteti i sportit.

“Kur bëjmë trening vetëm një herë në javë, atëherë nuk mundemi ta përmirësojmë edhe aq shumë kondicionin tonë. Prandaj për këtë gjë duhet të ketë program ushtrimesh që zgjasin një orë nga dy herë në javë. Edhe pse ushtrimet ndryshojnë, qëllimi i tyre është gjithmonë i njëjtë: forcimi i muskujve të këmbëve, duarve, trupit dhe shpinës”, thekson Nieder.

Rezultatet e shumë studimeve vërtetojnë që kondicioni te shumica e pjesëmarrësve në program, transmeton Koha.net, pavarësisht plakjes, përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme pavarësisht asaj se a janë marrë më herët me sport apo kanë filluar vetëm tani në pleqërinë e shtyrë.

“Vlerësimi shkencor ka pasur në shënjestër përmirësimin e shëndetit të njerëzve me më shumë vjet. Mund të themi që atyre u është rritur forca në duar, në gjunjë si dhe lëvizshmëria dhe stabiliteti”, ka thënë Nieder.

Fitnesi nuk njeh vite. Studime të tjera tregojnë që madje edhe të moshuarit më të vjetër se 90 vjet mund të përmirësojnë kondicionin fizik dhe gjendjen shpirtërore me trening të moderuar. Përveç kësaj, të rëndësishme janë edhe kontaktet e rregullta shoqërore, argëtimi dhe marrja e përbashkët me sport.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...