Gënjeshtrat e vogla e çojnë njeriun në gënjeshtra të mëdha

25 Tetor 2016 - 16:45      

San Francisco, 25 tetor - Shkencëtarët nga Universiteti i Londrës kanë zbuluar se shqiptimi i gënjeshtrave të vogla e bën trurin e njeriut pa ndjenja dhe e inkurajon që në të ardhmen të flet gënjeshtra edhe më të mëdha.

Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore "Nature Neuroscience" dhe në kuadër të hulumtimit është skanuar truri i njerëzve të përfshirë në eksperiment, i cili është i varur nga suksesi individual.

Bazuar në rezultatet e studimit u vërtetua se kur njeriu shqipton gënjeshtrën e parë, në kuadër të bërthamës së trurit, amigdal, shkaktohen lëvizje të konsiderueshme. Gjithashtu, është vërejtur se kur njeriu të vazhdon me shqiptimin e gënjeshtrave, reagimi në amigdal është shumë më i vogël.

Shkencëtarët nënvizojnë se rënia e dukshme e reagimeve në këtë pjesë të trurit gjatë vazhdimit të shqiptimit të gënjeshtrave, e inkurajon njeriun që në të ardhmen të flet gënjeshtra edhe më të mëdha.

Tali Sharot, një nga shkencëtarët i cili mori pjesë në këtë studim, tha se kur njeriu përgatitet të thotë gënjeshtra për ndonjë sukses personal, amigdali prodhon emocion negativ i cili mund të kufizojë kornizën e gënjeshtrës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...