Si ta dini që jeni rritur me të vërtetë

25 Tetor 2016 - 09:17      

Numri më i madh i njerëzve konsiderohen të rritur kur arrijnë moshën 28 vjeçare dhe menjëherë pas kësaj pason numri magjik 30.

Kufiri zyrtar i moshës së “pjekurisë” është vendosur me 18 vjet, por të gjithë ne në ndonjë formë dëshirojmë të qëndrojmë më gjatë fëmijë, të valëvitur në njëfarë sigurie të rrejshme. Uebsajti SeekingArrangement.com ka bërë anketën me një mijë lexues të vet për të ardhur deri te një përgjigje e thjeshtë – kur jeni të rritur me të vërtetë?

Dy përgjigje janë dalluar nga masa: 39 për qind të meshkujve dhe 37 për qind të femrave kanë theksuar moshën 28-vjeçare si një kufi magjik të moshës së rritur, derisa për diç më pak se 30 për qind të të dy gjinive kufiri është vënë në 30 vjet.

Shumica e të anketuarve procesin e rritjes e konsiderojnë përvojë pozitive për të cilën besojnë që u ka sjellë pjekurinë e nevojshme që të munden të thonë qetazi që janë persona të rritur, transmeton Koha.net.

Rritja shpesh është e lidhur me dëshirën për rregull dhe stabilitet në jetë, kur për njerëzit ndalet së qeni atraktiv seksi për një natë dhe të mendojnë seriozisht për lidhje dhe martesën ndërsa deri atëherë gjëja kryesore në jetë për ta ishte argëtimi.

Interesante është edhe se cilat shenja i konsiderojnë interesante, mes të cilave hyn edhe rëndësia më e madhe e suksesit në punë dhe karrierë se seksi, mendimi për të krijuar prona të veta, njohja më e dobët e muzikës moderne, kërkimi i partnerit për lidhje ose martesë me të cilin preferojmë të shkojmë në pushim se sa të bëjmë party me shoqëri.

Përveç kësaj, ndërpritet porosia e ushqimit të shpejtë dhe fillon gatimi, ndërsa vendet kryesore të argëtimit bëhen shtëpitë e miqve dhe kafenetë e preferuara, derisa disko klubet bien nga kombinimi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...