Çdo natë ëndërrojmë mesatarisht dhjetë ëndrra

24 Tetor 2016 - 12:59      

Ëndrra e parë zgjat rreth pesë minuta, e fundit më së gjati, por që nuk është domosdoshmërish më mbresëlënësja, ndërsa mund të mos i mbajmë mend asnjërën.

Ëndrrat ende i habisin shkencëtarët të cilët nuk mund të kuptojnë se nga vijnë, por hulumtimet intensive kanë sjellë disa fakte të pakundërshtueshme, rreth të cilave pajtohen të gjithë. Kështu, dihet që çdo ditë ëndërrojmë mesatarisht dhjetë ëndrra dhe që të gjithë njerëzit në botë ëndërrojnë çdo natë.

Ëndrra e parë zgjat rreth pesë minuta, pas kësaj intervalet zgjaten gjithnjë deri te ëndrra e fundit e cila në parim është më e gjata, por jo domosdo më mbresëlënësja, kështu që as atë nuk kemi nevojë ta mbajmë mend. Kjo do të thotë që gjatë jetës ëndërrojmë rreth njëqind mijë ëndrra.

Shkencëtarët besojnë që ëndrrat në një mënyrë na ndihmojnë në përpunimin e informatave nga dita e kaluar dhe na e përgatisin mendjen për ditën e re, transmeton Koha.net. Ëndrrat na ndihmojnë në fokusimin tek problemet dhe duhet të ndikojnë në kualitetin e zgjidhjes së atyre problemeve në gjendje të zgjuar.

Ëndrra më e shpeshtë është tradhtia e partnerit, çka lidhet me frikën nga braktisja, ndërsa në listë pasojnë lëkundja mbi humnerë, ecja nëpër tel të hollë dhe ikja nga rreziku i padukshëm.

Pas shumë studimeve, shkencëtarët nga Universiteti Berkeley pohojnë që 70 për qind e njerëzve janë të vetëdijshëm që ëndërrojnë gjatë gjumit, ndërsa më shumë se gjysma mund të kontrollojnë ëndrrat e veta pasi që mësohen se si ta bëjnë atë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...