24 Tetor 2016 - 09:02
Bronkiektazia është zgjerim i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell rrezik më të madh për të marrë infeksion.
Një gjë e tillë, lejon që bakteret dhe mukoza të mblidhen përgjatë kanaleve të frymëmarrjes, duke shkaktuar infeksione dhe probleme me frymëmarrje.
Bronkiektazia mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, më e zakonshmja është infeksioni i mushkërive, transmeton KP. Infeksionet bakteriale dhe virale mund të shkaktojnë që kanalet e frymëmarrjes të jenë të dëmtuara dhe të zgjeruara.
Shenjat dhe simptomat:
• Dhembje kraharori
• Frymëmarrje të penguar
• Zëra abnormal në mushkëri gjatë frymëmarrjes
• Kollitje afatgjate
• Kollitje me gjak dhe me sasi të mëdha të mukozës
• Paraqitje kaltëroshe të lëkurës
• Trashje të lëkurës nën thonj
• Erë e keqe e gojës
• Lodhje dhe dobësim
• Humbje të peshës
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...