Kombinim ngjyrash vjeshtore për flokë

23 Tetor 2016 - 22:52      

Ditët e nxehta po përfundojnë. Vjeshta është sinjali i parë për një kujdes të shtuar ndaj flokëve, por edhe për ndryshim të imazhit të tyre.

Ashtu si në çdo sezon të ri, në botën e modës parashtrohen një mori alternativash drejt të cilave orientohen femrat për të ndërtuar një imazh të ri, shkruan sot Koha Ditore.

Për sezonin e vjeshtës, imazhi i femrës është menduar të vijë i thjeshtë dhe me kombinime ngjyrash në flokë. Ngjyrat do të jenë thuajse të njëjta si viteve të tjera, mirëpo e veçanta e këtij sezoni është kombinimi i tyre.

Profesionistët kanë renditur disa nga ngjyrat e flokëve që do të jenë trendi. Ata, po ashtu këshillojnë rreth kujdesit ndaj tyre.

Stilisti Arbnor Aliu, thotë se vjeshta zakonisht karakterizohet me disa ngjyra, si: karrota, e kuqja, e vjollca, e kafta, të cilat për këtë vit shkrihen bukur me njëra-tjetrën ose kombinohen me ngjyra të tjera të sezoneve të mëparshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...