23 Tetor 2016 - 13:08
Por që për shkak të aromës së saj specifike, e cila vjen nga goja, të mos jeni të padëshirueshëm në shoqëri, provoni këto këshilla të dobishme.
Majdanozi
Përtypni majdanozin menjëherë pas konsumimit të shujtës me hudhër sepse ai me ndihmën e klorofilit të fortë dhe freskues do të neutralizojë aromën e padëshiruar. Efekt të ngjashëm ka edhe përtypja e glikanxos, mentës, karafilit dhe kardamonit.
Limonada ose copa e limonit
Me limonadë po ashtu mund të “shkatërroni” kundërmimin e hudhrës. Sigurisht, vetëm nëse bëhet fjalë për limonadën e bërë nga lëngu i vërtetë limonit, transmeton Koha.net. Ndërsa, pijet e gazuara nuk do të kenë efekt të tillë. Në restorant, mund të porosisni edhe ujë mineral me copë limoni, nga i cili do ta thithni lëngun.
Çaji i gjelbër
Efekt të jashtëzakonshëm në neutralizimin e erës së hudhrës ka edhe çaji i gjelbër. Ai në mënyrë efikase shpërlan vajin e hudhrës, i cili ruhet në dhëmbë dhe gjuhë dhe është “fajtori” kryesor për kundërmimin e keq. Nëse nuk jeni adhurues i çajit të gjelbër, provoni që problemin ta zgjidhni me ndihmën e disa gllënjkave të çajit të mentës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...