E qeshura e përditshme, e mirë për zemër si ushtrimet dhe dieta

22 Tetor 2016 - 23:26      

E qeshura mund të jetë e dobishme si dieta e mirë ose ushtrimet për pacientët me sëmundje të zemrës.

E qeshura nga e cila na dhemb barku përmirëson qarkullimin e gjakut, zbulon hulumtimi më i ri.

Kur vullnetarët kanë shikuar pjesët qesharake nga filmi “There’s something about Mary”, enët e tyre të gjakut ishin të zgjeruara.

Por kur u kanë treguar pamjet stresuese nga filmi “Saving Private Ryan”, enët e gjakut i kishin të ngushtuara, dhe kështu është zvogëluar rrjedha e gjakut në zemër.

“Magnituda e ndryshimit të cilën e kemi parë pas të qeshurës, ishte e ngjashme me atë të cilën mund ta shohim pas ushtrimeve aerobike”, thotë profesori Micheal Miller nga fakulteti i mjekësisë i Universitetit Maryland.

“Është shumë e dobishme ta përfshijmë të qeshurën e përditshme si pjesë të mënyrës së shëndetshme të përgjithshme të jetesës në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.”

“Me fjalë tjera, të hani perime, të merreni me ushtrime dhe të qeshni mirë çdo ditë, por ashtu që t’iu dhemb barku,” rekomandon për fund Miller.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...