7 mënyra që përgjithmonë ta zgjidhni problemin e flokëve të yndyrshëm

22 Tetor 2016 - 19:42      

Keni provuar mjete të ndryshme dhe asnjë nuk ju ka ndihmuar ta zgjidhni problemin e flokëve të yndyrshëm? Tani është koha të provoni disa këshilla të thjeshta, por efikase.

Ngjyrosni flokët: Ngjyra për flokët është kimikat i cili e ngre flokun nga rrënja, me çka ua vështirëson rrugën yndyrave. Floktarët e njohur e vërtetojnë efikasitetin e kësaj këshille.

Shpërlani me uthull: Uthulla, çaji dhe lëngu i limonit të holluar me ujë ndihmojnë reduktimin e yndyrave, sepse përmbajnë acid tanik.

Qulli i tërshërës si maskë – Qulli i tërshërës është trajtim i shkëlqyer për flokët e yndyrshëm, sepse thith yndyrën nga rrënja dhe përveç kësaj, është edhe efikas kundër zbokthit dhe redukton kruarjet, transmeton Koha.net. Nëse ju shpejtohet, mund ta aplikoni qullin e thatë të tërshërës në flokë dhe t’i krihni flokët.

Bëni spirale - Flokët e valëzuar parandalojnë yndyrën që të shpërndahet. Kur floku juaj janë i drejtë, nuk ekziston asgjë që do të ndalojë yndyrat natyrale që të rrëshqasin poshtë flokëve.

Produktet me nenexhik – Nenexhiku është i shkëlqyeshëm për flokë të yndyrshëm. Prandaj zgjidhni shamponin dhe regjeneratorët që në vete përmbajnë ekstraktin e kësaj bime.

Hidhni pudër për bebe ose kakao – Pudra për bebe është opsion i shkëlqyeshëm për vajzat me flokë të çelët. Vetëm spërkateni dhe fërkojeni rrënjën dhe ai do të mpijë yndyrat e tepërta. Nëse keni flokë të errët bëjeni të njëjtën gjë me kakao.

Lajini çdo të dytën ditë – Larja e shpeshtë me shampon dhe flokët e yndyrshëm shkojnë bashkë, sepse sa më shumë shampon që përdorni, flokët prodhojnë më shumë yndyra. Prandaj tentoni t’i lani flokët çdo të dytën ditë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...