Çka është morali? Shumica e të rinjve mendon që është kujdesi për familjen

22 Tetor 2016 - 15:17      

Morali është besnikëria, kujdesi për familjen dhe vënien e problemeve të huaja para problemeve tuaja, sipas mendimi të rinisë së sotme. Sipas tyre e moralshme është edhe gjithçka që nuk është e dënueshme me ligj, transmeton koha.net.

Derisa dikur është konsideruar që morali është vlerë që buron nga religjioni dhe është ngushtë i lidhur me të, sot kështu mendojnë vetëm katër për qind e të rinjve prej moshës 16 deri 19 vjet, ndërsa për 59 për qind të tyre morali paraqet kujdesin për familjen, ka treguar studimi i BBC. Gjysma e të rinjve konsiderojnë se si moshatarët e tyre më pak mendojnë për moralin se sa gjeneratat e prindërve të tyre, përcjell Daily Mail, transmeton koha.net.

Dhjetëra të rinj konsiderojnë se si kuptimi i moralit është vënia e nevojave të huaja përpara atyre personale, derisa për tetë për qind të tyre morali nënkupton besnikërinë ndaj partnerit.
Rreth 70 për qind e njerëzve tani anëtarët e familjes më të gjerë i takojnë vetëm në festa dhe dasma, ndërsa dy të treta e njerëzve as që e dinë se si quhen kushërinjtë e tyre, çka flet për dobësimin gjithnjë e më të përhapur të lidhjeve familjare.

E moralshme apo jo?

Shumica e të rinjve sot besojnë se si është e pamoralshme të ndotet mjedisi, të mos paguhen taksat ose të injorohen anëtarët dhe nevojat e komunitetit të vet shoqëror.

Rreth 27 për qind e të rinjve besojnë që ajo që bëjnë nuk është imorale nëse me këtë gjë nuk e thyejnë ligjin. Megjithatë, të tjerët besojnë se si duhet të kujdesen më shumë për çështjet etike në gjithçka që bëjnë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...