22 Tetor 2016 - 09:54
Trupi ynë në mënyrë natyrale prodhon kanabinoidet, grupin e kimikateve të cilat gjenden në sistemin e marihuanës. Hulumtimet kanë treguar që kanabinoidet mund të lehtësojnë spasticitetin.
Spasticiteti është dukuria kur muskujt bëhen të fortë, vjen deri te ngërçet e shpeshta, ndërsa më së shpeshti paraqitet te personat e sëmurë nga skleroza e shumëfishtë.
“Tashmë kemi dëgjuar që personat e sëmurë nga skleroza e shumëfishtë pohojnë se si konsumimi i marihuanës lehtëson simptomat, por kemi menduar që e trillojnë këtë gjë dhe e thonë vetëm pse pas konsumimit ndihen mirë”, ka deklaruar për revistën “Canadian Medical Association Journal” udhëheqësi i hulumtimeve, dr. Jody Corey-Bloom.
“Ku hulumtim ka treguar që marihuana me të vërtetë mund të ndihmojë te relaksimi i muskujve, por me disa efekte të padëshirueshme anësore”, ka shtuar prof. Corey - Bloom.
Efekte anësore nuk duhet të shfaqen tek të gjithë përdoruesit, por paraqiten shumë shpesh dhe këto janë lodhja, dhimbja e kokës si dhe aftësia e ngadalësuar e të menduarit, transmeton koha.net.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 30 persona të sëmurë nga skleroza e shumëfishte Një grup ka konsumuar marihuanë, ndërsa tjetri substancë placebo për të cilën kanë menduar që është marihuanë.
Pas tre ditëve, grupi, i cili ka konsumuar marihuanë, ka pasur shumë pak dhimbje në muskuj, si dhe më pak shtangie. Grupi tjetër i cili ka konsumuar placebo, nuk ka përjetuar kurrfarë ndryshimesh.
Spasticiteti i muskujve është problem i madh për të sëmurët nga skleroza e shumëfishtë, por ende nuk ka ilaç i cili në mënyrë efikase lehtëson simptomat. Konsumimi i marihuanës nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë, por efekti i saj mund të përdoret për krijimin e ilaçit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...