Njohja e gjuhëve të huaja mbron nga harresa në moshë më të vjetër

21 Tetor 2016 - 08:42      

Njerëzit të cilët i flasin rrjedhshëm dy gjuhë kanë aftësi më të mira kognitive, dhe ky mësim krijon përvojë jetësore e cila në moshën e vjetër paraqet mbrojtje nga seniliteti, transmeton koha.net.

Të mësuarit e gjuhëve të huaja në rini i kontribuon përmirësimit të shkathtësive kognitive, ndërsa trurin e bën më të qëndrueshëm ndaj senilitetit në jetën e mëvonshme, paralajmërojnë shkencëtarët e Universitetit britanik York.

Ata me analizat biheviorale dhe skanimin magnetik kanë vërtetuar që njerëzit të cilët flasin rrjedhshëm dy gjuhë kanë fleksibilitet më të mirë mental, çka paraqet aftësinë e përshtatshmërisë në situatën e re. Për shkak të kësaj zhvillimi i trurit ndikon në krijimin e rezervës kognitive, e rëndësishme për vitalitetin e trurit, ndërsa përdoret në moshën më të vjetër, përcjell Daily Mail.

“Për këtë efekt mbrojtës është përgjegjës aktiviteti më i madh në trurin e njerëzve të cilët flasin më shumë gjuhë gjatë tërë jetës,” tha udhëheqësja e studimit, dr. Ellen Bialystok.
Ajo ka theksuar që përvoja jetësore bazohet në të mësuarit, ndërsa ai që punon në zhvillimin e trurit të vet më rrallë sëmuret nga dementia e plakjes dhe sëmundjet e tjera të senilitetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...