A duhet të bëni dush në mëngjes a në mbrëmje?

19 Tetor 2016 - 09:16      

Ka qenë një rebus që ka munduar filozofët për shekuj me radhë. Apo së paku prej se është zbuluar dushi. A është më mirë të bëjmë dush në mëngjes apo në mbrëmje.

Kësaj dileme i ka ardhur fundit. Universiteti i Harvardit e ka gjetur përgjigjen, transmeton Koha.net.

Kjo është logjika:

Dushi në mëngjes

Sipas Shelley Carson, ligjëruese e psikologjisë në Harvard, bëni dush në mëngjes kur gjërat në punë janë stresuese apo kur jeni nën presion për të shfaqur kreativitetin tuaj.

Ajo sqaron se dushi mund të nxis kreativitetin, sepse ju jeni edhe të relaksuar por edhe vigjilent.

Dushi i mbrëmjes

Studimi thekson se të bësh dush para se të flesh mund të ju ndihmojë që të flini më lehtë, pasi që ul nivelet e ndërlidhura me stresin.

Dushi mund të rregullojë temperaturën e trupit tuaj, që është dëshmuar se ju ndihmon të flini më lehtë.

Sipas Christopher Winter, MD në Akademinë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit: “Ajo freskia e shpejtë që e përfitoni pasi të dilni nga dushi apo nga vaska është një stimulues natyral i gjumit. Pra, është një mënyrë e mirë për ta mashtruar trupin tuaj të mendojë se është koha që të bini në gjumë”, transmeton Koha.net.

Dermatologët sugjerojnë gjithashtu se të bësh dush në mbrëmje mund të ju ndihmojë të mbani lëkurën më të pastër nga pluhuri dhe yndyra që akumulohet gjatë ditës.

Përziejeni

Ndryshimi i rutinës së dushit për t’ju përshtatur nivelit të stresit, orarit të punës dhe stilit të jetës mund të jetë gjë e mirë pasi që nxit gjumë të thellë, në përgjithësi.

Pra, përfundimisht, si dushi i mëngjesit, ashtu edhe i mbrëmjes, i sjellin përfitime organizmit tuaj.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...