18 Tetor 2016 - 20:13
Sytë
Kapakët e varur mund të tregojnë për sulm në tru, dhe në raste të rralla, kancerin e mushkërive. Skuqja e syve të shumtën e rasteve është e parrezikshme. Megjithatë, nëse e vëreni që e bardha e syrit është shpesh e kuqe, kjo mund të jetë e lidhur me tensionin e rritur të gjakut ose temperaturën e lartë. Skuqja e syve mund të jetë pasojë e pezmatimit të kornesë së syrit ose konjunktivitit alergjik, transmeton koha.net.
Dridhja apo regëtima e syrit paraqitet për shkak të rritjes së stresit. Nëse kjo gjendje zgjat më gjatë se shtatë ditë, mund të jetë shenjë e sklerozës së shumëfishtë.
Unaza e bardhë rreth irisit mund të paraqesë shenjë të kolesterolit të rritur.
Nëse në skajet e kapakëve ose lëkurën rreth syve shfaqen pika të vogla të bardha, këto janë shtresa të kolesterolit.
Kapakët e zbehtë janë shenjë e anemisë. Mungesa e hekurit mund të vërehet edhe në zgavrën e gojës dhe në faqe. Simptomat e anemisë janë të ndjerit të dobët, të rënit të fikët dhe ndjena e ftohjes, ndërsa zbulohet me analizën e thjeshtë të pasqyrës së gjakut.
Lëkura
Skuqja në fytyrë mund të jetë shenjë e sëmundjeve të zemrës, lupusit ose menopauzës, nëse është në pyetje femra.
Fytyra e ënjtur mund të jetë shenjë e punës së dobësuar të gjëndrave tiroide, ndërsa kur ajo punon më ngadalë, metabolizmi ngadalësohet. Kjo mund të çojë deri të rritja e peshës trupore, e cila shihet edhe në fytyrë.
Lëkura e sëmurë edhe e thatë e cila nxit të kruarën zakonisht është simptomë e ekzemës. Megjithatë edhe disa ilaçe të caktuara mund të nxisin kruajtjen dhe ndjenjën e pakëndshme në lëkurë.
Buzët
Buzët e thata, të pëlcitura, të sëmura, mund të nënkuptojnë mungesë të hekurit në gjak. Shkak tjetër i mundshëm është diabeti, që përcillet me etje, lodhje dhe shkuarje të shpeshta në tualet.
Hunda
Lëkura e fortë rreth hundës mund t’i referohet rosaceas. Te kjo sëmundje e shpeshtë dhe kronike paraqitet ngjeshja e enëve të gjakut në fytyrë. Hunda atëherë bëhet e ënjtur dhe e fryrë. Mjekët këshillojnë të shmanget dielli, ushqimi i kripur dhe alkooli.
Veshët
Tumoret - beninje ose malinje, në kanalin e jashtëm ose në veshin e brendshëm mund të shkaktojnë që veshi të ndryshojnë formën ose të shtrembërohet.
Nëse vëreni disa nga këto ndryshime, konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...