Përparësitë dhe të metat e gjalpit

18 Tetor 2016 - 15:49      

Gjalpi është përbërës i shpeshtë i përgatitjes së ushqimit në shumë kuzhina të botës.

Për shkak të shijes së vet të veçantë kremore që i jep ushqimit, gjalpi shpesh përdoret në vend të vajrave dhe burimeve tjera të yndyrave, transmeton Koha.net. Gjalpi sjellë disa dobi shëndetësore, por përmbajtja e tij mund të paraqes kërcënim për shëndetin e disa njerëzve.

Përparësitë e gjalpit:

• Gjalpi përmban yndyra të cilat i ndihmojnë trupit për të absorbuar shumë materie të shëndetshme ushqyese që gjenden në perime. Në veçanti është efikas në absorbimin e karotenoideve, të cilat kanë veçori antioksidative dhe janë të suksesshme në reduktimin e nivelit të radikaleve të lira në trup.
• Gjalpi përmban acidin laurinik i cili ndihmon në shërimin e infeksioneve kërpudhore dhe Candidas.
• Prania e lecitinës në gjalpë ndihmon te përmirësomi i kujtesës.
• Gjalpi lehtëson absorbimin e vitaminave esenciale (A, D, E dhe K).
• Përmban acidin arakidonik i cili është i rëndësishëm për funksionimin e trurit.

Çfarë duhet shmangur?

Një lugë gjalpë përmban 30 miligramë kolesterol dhe 7 gramë acide të ngopura yndyrore. Konsumi ditor i acideve të ngopura yndyrore nuk duhet të kalojë më shumë se 15 gram, prandaj bëni kujdes se sa gjalpë konsumoni.

Acidet e ngopura yndyrore dhe kolesteroli mund të shkatërrojnë shëndetin e zemrës. Prandaj, gjalpi me nivel të lartë të acideve të ngopura yndyrore duhet të shmanget gjatë përgatitjes së ushqimit.

Këshillat e ekspertëve:

• Gjalpi i përzier me vaj kanole ose vaj ulliri është më i shëndetshëm se gjalpi i zakonshëm.
• Bëni kujdes të përdorni lloj organik kualitativ të gjalpit.
• Zgjidheni gjalpin i cili përmban nivel të ulët të acideve të ngopura yndyrore.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...