17 Tetor 2016 - 08:07
Megjithatë, transmeton Koha.net, a keni ditur që të hënën njerëzit buzëqeshin vetëm pas gati gjysmës së orarit të punës ose që madje 12 minuta në ditë ankohen pikërisht pse është e hënë?
Në vijim po ju paraqesim listën prej 10 faktesh për të hënën:
1. Sipas një hulumtimi të cilin e kanë kryer shkencëtarët anglezë, njerëzit në juglindje të tokës për herë të parë në ditë buzëqeshin në ora 11.16, ndërsa në lindje në orën 11.33.
2. Top pesë gjërat, me të cilat njerëzit luftojnë kundër depresionit janë shikimi i televizorit, seksi, shopingu, blerja e çokollatës ose e produkteve kozmetike ose planifikimi i vikendit që vjen.
3. Më shumë se 50 për qind e njerëzve vonohen në punë të hënën.
4. Shumica e njerëzve të hënën kalojnë gjithsej 12 minuta duke u ankuar për – të hënën.
5. Njerëzit me disponimin më të keq të hënën janë ata të moshës mes 45 dhe 54 vjet.
6. Punëtorët janë produktivë vetëm tri orë e gjysmë nga tetë orë të plota.
7. Më së shumti vetëvrasje kryhen të hënën.
8. Të hënën rreziku nga sulmi në zemër rritet për 20 për qind në krahasim me ditët tjera, ndërsa mjekët konsiderojnë që kjo është për shkak të stresit, të cilin njerëzit e ndjejnë pikërisht në vetë fillimin e javës së punës.
9. Të hënave statistikisht bie më pak shi, ndërsa ekologët konsiderojnë që njerëzit gjatë vikendit e ndotin më pak mjedisin.
10. E hëna është dita më e mirë për blerje të automobilit, sepse sallonet më së shumti shesin gjatë vikendit ndërsa të hënave pothuajse nuk ka blerës dhe janë më të gatshëm t’u ofrojnë kushte më të favorshme gjatë blerjes për të përmbyllur shitblerjen.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...