Rozja e pluhurosur për tetor

16 Tetor 2016 - 20:25      

Muaji tetor ndërkombëtarisht njihet si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.

Për të përkrahur iniciativa e kauza që mbahen në këtë muaj fashionistët po vishen me ngjyrë roze. Edhe pse jemi në vjeshtë dhe ngjyrat e errëta janë më “in”, rozja po kombinohet shumë mirë me nuancat e vjeshtës.

Edhe disenjatorët po bëjnë “thirrje” që ta “përqafoni” paletën e freskët të nuancave roze. Tanimë është e qartë se këtë vit ato e kanë burimin nga rozja “e pluhurosur”, e cila ka më shumë ekstrakt të të kuqes së mbyllur.

Pallto, mantele klasikë, xhaketat e ashtuquajtura “bomber” e sako ngjyrë roze janë “in”. Kështu ka thënë gazetarja Hannah Weil McKinley. Sipas saj, nuancat e hapura të rozes janë të buta dhe përcjellin paqe.

Nuancat neutrale që janë në trend për këtë vjeshtë fashionistet po i kombinojnë me ngjyrën roze. Këtë po e bëjnë edhe blogeret e yjet e famshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...