Ngjyrat e errëta rikthehen në sezonin e vjeshtës

16 Tetor 2016 - 17:04      

Vjeshta, kësaj radhe do të sjellë “ftohtësi” edhe në nuancat e grimit. Do t`i largojë nga lista ngjyrat e hapura, të ndezura e të buta.

Vendin e tyre do ta zëvendësojnë dritëhijet e ngjyrave të mbyllëta me shkëlqim, duke krijuar një kontrast me ngjyrën natyrale të fytyrës dhe buzëve.

Këtë sezon, grimi vjen më i sofistikuar, gjë që e bën të përshtatshëm edhe për përdorim të përditshëm.

Profesionistët e grimit njoftojnë dhe këshillojnë në detaje se cilat nuanca janë trendi për këtë sezonë e se si duhen kombinuar, shkruan sot Koha Ditore.

Njëri prej tyre, Arbnor Aliu, thotë se nuk duhet të ketë asgjë kundër eksperimentimit me sy të theksuar dhe buzë që bien në sy, por nëse synoni anën e errët, atëherë duhet të kufizoheni disi. “Zgjidhni mes një grimi dramatik për sytë ose buzëve vampir”, thotë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...