Çdo i katërti nuk e di emrin e fqinjit të vet dhe as me çka merret

13 Tetor 2016 - 09:15      

Rreth 20 për qind të njerëzve të paktën një herë janë ngatërruar me fqinjët, një e katërta e tyre nuk ua di as emrin, ndërsa një e pesta megjithatë kanë dashur marrëdhënie më të mirë me njerëzit që jetojnë afër tyre, transmeton koha.net.

Për shkak të mënyrës dinamike të jetesës gjithnjë e më shumë njerëz nuk kanë më kohë për t’u shoqëruar, ndërsa gati një e katërta e njerëzve nuk e di emrin e fqinjëve të vet, derisa tre të katërtat e tyre nuk dinë se me çka merren ata, zbulon hulumtimi i portalit britanik FindaProperty.com.

Rreth 20 për qind të njerëzve pranojnë që në pesë vitet e fundit të paktën një herë janë ngatërruar me fqinjin, ndërsa tre për qind e tyre konsiderojnë që fqinjët i kërcënojnë, përcjell Daily Mail. Gati 3,5 milionë britanikë nuk i njohin fqinjët, ndërsa një e pesta e tyre do të dëshironte marrëdhënie më të mirë me njerëzit që jetojnë afër tyre, tregon hulumtimi, transmeton koha.net.

“Njerëzit izolohen gjithnjë e më shpesh edhe pse shumica dëshiron të jenë në marrëdhënie të mira me njerëzit që jetojnë afër tyre. Gjithnjë e më shumë shpërngulemi dhe nuk kemi as kohë t’i njohim fqinjët tonë, ndërsa forcimi i rrjeteve sociale edhe më shumë na kanë lidhur me kompjuterin, respektivisht ndërveprimin përmes internetit”, shpjegon analistja e tregut të pasurive të patundshme, Samantha Baden.

Marrëdhëniet e mira me fqinjët mund t’ua përmirësojnë sigurinë dhe kualitetin e jetës. Përveç kësaj, duhet ta keni në mendje që gjatë shitjes së patundshmërive agjentët duhet të kontrollojnë marrëdhëniet fqinjësore të cilat ndikojnë në çmimin e patundshmërive, thekson Baden.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...