12 Tetor 2016 - 08:28
Origjina e saktë e melit nuk dihet ende, por hulumtimet tregojnë që meli në të njëjtën kohë është rritur në Afrikë dhe Azi, para më shumë se 7.000 vjetësh.
Kur blini mel, kushtoni vëmendjen që të jetë i freskët dhe të mos ketë lagështi, transmeton Koha.net. Melin ruajeni në vend të thatë, të ftohtë dhe të errët, në këtë mënyrë mund të qëndrojë deri disa muaj.
Si ta hani melin?
• Në vend të orizit dhe patates, shërbeni mel.
• Shtoni melin në perimet e preferuara të prera derisa gatuani.
• Në corn flakest tuaja, të cilat i hani si kafjall, shtoni pak mel të zier.
• Shtoni mel kur përgatisni bukë apo ëmbëlsira.
Përparësitë shëndetësore
Meli i përket grupit të ushqimit alkaline dhe tretet lehtë.
Populli, i cili jeton në pjesën e largët të ultësirave të Himalajës, është i njohur me shëndetin e shkëlqyeshëm dhe jetëgjatësinë, ndërsa ushqimi kryesor i tyre është meli.
Meli do të hidratojë sistemin tretës, veçanërisht zorrën e trashë, çka do të parandalojë kapsllëkun.
Meli vepron si probiotik.
Meli përmban serotoninë e cila nxit disponimin e mirë.
Meli përmban shumë fibra dhe pak sheqer. Për këtë arsye ka indeks relativisht të ulët glikemik, për dallim nga orizi ose gruri.
Meli përmban magnez i cili do të ndihmojë zvogëlimin e frekuencës së dhimbjes së kokës dhe do të zvogëlojë rrezikun nga krijimi i sulmit në zemër.
Niacina (Vitamina B3) të cilin do ta gjeni në mel, do të reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq.
Një hulumtim ka treguar që është i shkëlqyeshëm për reduktimin e rrezikut nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare.
Meli ka veçori të larta antioksidative.
Meli është jashtëzakonisht i pasur me proteina, çka e bën të rëndësishëm për vegjetarianët.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...