11 Tetor 2016 - 23:07
Deri më tani ishte e ditur se të rrahurat e zemrës fillojnë 21 ditë pas shtatzënisë, por ekipi i British Heart Foundation në Universitetin e Oxfordit ka zbuluar se të rrahurat fillojnë më herët.
“Ne jemi duke tentuar që të kuptojmë më mirë se si zhvillohet zemra dhe çka shkakton defektet e saj të cilat krijohen në mitër para lindjes dhe të hulumtojmë riparimin e zemrës”, ka thënë profesori Paul Riley, i cili i priu grupit të hulumtuesve nga Universiteti i Oxfordit, transmeton Koha.net.
“Duke gjetur se si fillojnë të rrahurat e zemrës dhe si mund të ndikojnë problemet në zhvillimin e zemrës, ne jemi një hap afër parandalimit të sëmundjeve të saj gjatë shtatzënisë”, ka shtuar ai.
“Ne gjithashtu shpresojmë në krijimin e hulumtimeve të reja për të mësuar se si qelizat e muskulit të zemrës së re mund të ndihmojnë në zëvendësimin e muskujve pas një sulmi të zemrës”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...